
Skënderbeu do të luajë i “çmontuar” përballë Partizanit. Plot 5 mungesa do të kenë korçarët në këtë sfidë që do të luajnë në shtëpi përballë “Demave të Kuq”.
Ardit Nikaj dhe Albi Doka janë të dëmtuar, me këtë të fundit që duhet të pushojë disa ditë. Në krahun tjetër, kapiteni Prençi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Elbasanit dhe do të mungojë në të radhës.
Për numrin e kartonëve të verdhe do të mungojë edhe Dejvid Janaqi, ndërsa Gërço është i përjashtuar nga ekipi.
Këto 5 lojtarë i japin një “shuplakë” të mirë trajnerit Ivan Gvozdenovic. Ky i fundit duhet të mendojë mirë për një plan serioz përballë një kundërshtari si Partizani.
Kujtojmë që kjo sfidë do të zhvillohet këtë të mërkurë, duke nisur nga ora 17:00. Kjo ndeshje luhet në kuadër të javës së 11-të të Superiores.