Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtarët ishin jashtëzakonisht të motivuar”, Veselinovic: Përgëzoj Bylisin për dëshirën, por mund ta mbyllnim që në pjesën e parë

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët ishin jashtëzakonisht të motivuar”,
Veselinovic

Partizani fiton përballë Bylisit falë golit të ish-it Marçelino Preka. Të kuqtë marrin 3 pikët e rradhës dhe ngjiten përkohësisht në krye të Superiores në pritje të ndeshjes Elbasani – Vllaznia. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Aleksandar Veselinovic dha prononcimin e tij.

“Falenderoj lojtarët dhe tifozët fillimisht. Kundërshtari tregoi dëshirë dhe luajti një lojë cilësore dhe i përgëzoj për këtë. Pjesën e parë patëm 3-4 raste, lojtarët ishin jashtëzakonisht të motivuar. Nuk gjetëm ekuilibrin mes motivimit dhe balancën. Kjo është arsyeja kryesore pse nuk i shënuam gjithë ato raste. Mund ta mbyllnim që në pjesën e parë.

Në të dytën patëm momente të vështira për ne. Në përgjithësi nuk jam i kënaqur, por vazhdojmë me një ecuri pozitive. E rëndësishmë për vetëbesimin.

Në 6 ndeshjet e fundit kemi pranuar vetëm 3 gola dhe këto kanë ardhur 2 me Dinamon dhe ai me Laçin. Mundohemi të punojmë në të gjitha fazat e lojës.

I uroj shumë fat ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe ekipit U-21 në ndeshjet e tetorit”, tha Veselinovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga