Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Lojtarët e kishin vlerësuar më shumë se ç’duhet Partizanin”, Josa e gjen fajin tek futbollistët e tij: S’jam aspak i kënaqur!

Shkruar nga NEWSPORT
“Lojtarët e kishin vlerësuar më shumë se
Mirel Josa

Partizani ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-t të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur trajneri i ballshiotëve, Mirel Josa. 

“Unë s’shoh lojën e Partizanit, shoh lojën e lojtarëve të mi, të cilët e kishin vlerësuar Partizanin më tepër se ç’duhet. Jo se s’duhen vlerësuar ekipet kundërshtare, por ashtu siç rrodhi ndeshja, ishim të sigurtë që Partizani po sulmonte me 4 lojtarë në pjesën e parë. Duhet t’i futesh detajeve për të dalë në konkluzion. Me vendosmërinë e lojtarëve të mi, s’jam aspak i kënaqur sot.

Nuk do të dalin gjërat ashtu siç i parashikon. Ndryshova vendosjen e Malomos i cili duhej të futej shumë më mirë në fushë. Edhe ndryshimet që bëmë duhet të ishin futur me iniciativë më të madhe për të luajtur. Duhet të kishim më shumë iniciativë për të goditur portën.

Rasti i golit? Topi erdhi nga krahu dhe aty duhet të kishte zgjidhje më të mirë si nga portieri dhe lojtarët që po markonin kundërshtarët”, tha Josa.

Poll

Lexo gjithashtu