
Fernando Medeiros ka qenë lojtar kyç për Egnatian në 2 sezonet e fundit. Rrogozhinasit fituan 2 herë Kupën e Shqipërisë dhe u shpallën kampion duke shkruar historinë.
Pas fitimit të titullit, situata me brazilianin ishte e paqartë. Kryesia e klubit njoftoi se është nën kontratë.
Çfarë bie në sy nga miqësorja e fundit që u luajt është pikërisht mungesa e 28-vjeçarit në formacion. Skuadra ndodhet në Slloveni duke zhvilluar fazën përgatore në prag të ndeshjes me Borac Banja Luka në turin e parë të Champions League.
A po e bojkoton Fernado klubin e Egnatias? Akoma nuk mund të thuhet diçka me qartë, ndërsa duhet pranuar se është ndër më të preferuarit e trajnerit Edlir Tetova.
Foto nga ndeshja e fundit miqësore e Egnatias:
