Vora 0 – 2 Dinamo (Vila 45+3', Bregu 76')
Ndeshja: Dinamo ka triumfuar përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të dinamovitëve.
Golin e parë për “djemtë” e Ilir Dajës, e shënoi Lorenco Vila në fundin e pjesës së parë. Ndërkohë që për t’i “vënë kapak” kësaj sfide, mendoi Dejvi Bregu, i cili ktheu në gol një penallti në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, “Nëndetësja” shkon në vendin e dytë të renditjes me 14 pikë. Në krahun tjetër, me 10 pikë pas 8 javësh kampionat, Vora mban momentalisht vendin e 6-të në renditje.
Kategoria Superiore: Java e 8-të
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Olsid Ferataj
FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Tabaku, Karrica, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Ruzgis, Dalipi, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.
DINAMO: Teqja, Teixeira, Goudiaby, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Dita, Neziri, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
76' GOL DINAMO! Shënon Bregu.
52' Tenton Karrica, Teqja i gatshëm.
45+4' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
45+3' GOL DINAMO! Shënon Vila.
34' Tjetër goditje e Guindo, Harizaj kryen super pritje.
25' Vora i afrohet golit me Ruzgis.
18' Qardaku tenton, por topi shkon jashtë.
16' Vora kërkon penallti, arbitri vazhdon lojën.
7' Dinamo i afrohet golit me Guindo.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Vorës dhe Dinamos.
