
Valur 2-2 Vllaznia
(Tryggvason 12' / Krymi 22', Dodaj 85')
UEFA Conference League: Kualifikuese
Raundi I: Ndeshja I
Stadiumi: Hlídarendi
Arbitri: T. Marshall (Irl V)
Vllaznisë i merret fitorja nga "duart" në Islandë. Shkodranët u ndalën në një barazim dramatik 2-2 përballë Valur në ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League.
Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh, por Ardit Krymi riktheu baraspeshën pas një goli të bukur me kokë 10 minuta më vonë. Në pjesën e dytë kartoni i kuq i Ardit Deliut u duk se shuajti shpresat e kuqebluve, por vetëm 2 minuta më vonë erdhi edhe festa e madhe.
Një tjetër shkodran i akademisë, Kevin Dodaj do të shënonte një kryevepër nga distance e largët për të përmbysur rezultatin e për t’i dhënë Vllaznisë epërsinë. Por, në mënyrë tejet të çuditshme, i gjithë mundi i shkodranëve do të binte poshtë pas golit të barazimit nga vendasit në minutën e 9-të shtesë kur ishin dhënë vetëm 6 minuta nga arbitri i katërt.
Protesta dhe polemika nga lojtarët dhe stafi i Vllaznisë drejt arbitrit kryesor, Marshall, për vonesën e tejzgjatur në fundi ne takimit.
Sfida e kthimit do të jetë më 18 korrik në orën 18:00 në “Loro Boriçi” ku sigurisht, vendasit do të jenë në avantazh të madh si ne rezultat ashtu edhe në tribuna.
Formacionet zyrtare:
Valur (4-3-3) –Schram; Gunnarsson, Eyjolfsson, Polsson, Larusson; K. Sigurdsson, Antonsson, G. Sigurdsson; Jonsson, Pedersen, Tryggvason. Trajner: A. Gretarsson
Vllaznia (4-3-3) - Qarri; Gurishta, Stojanovic, Juric, Bajrami; Deliu, Krymi, Qato; Mala, Balaj. Kahrimanovic. Trajner: Thomas Brdaric.
GOLAT
12' GOL: Valur, Tryggvason
22' GOL: Vllaznia, Ardit Krymi
82' KARTON I KUQ: Vllaznia, Ardit Deliu
84' GOL: Vllaznia, Kevin Dodaj
90+9' GOL: Valur, Heimisson