Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Egnatia bie në Elbasan! Vendasit s’kursejnë kampionët, goli i afrikanit vendos përballë 10 “rrogozhinasve”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia bie në Elbasan! Vendasit s’kursejnë
Elbasani - Egnatia

Elbasani 1 – 0 Egnatia (Tsague 66')

Elbasani dhe Egnatia u përballën sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-0, në favor të vendasve.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi Tsague në minutën e 66-të të takimit. Ndërkohë që në të 47-tën, vlen të theksohet se rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë, për shkak se Jaime u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, “verdheblutë” shkojnë në kuotën e 23 pikëve në vendin e dytë, po aq sa Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër, me 19 pikë, Egnatia mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes.

Kategoria Superiore: Java 11
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janacek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lukili, Lajthia, Ibrahim Abas, Manellari, Musta, Qose, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Fernando, Albanese, Ndreca, Selmani, Yahaya, Xhemajli, Jaime, Kryeziu, Sota. Trajner: Edlir Tetova.

LIVE:
90+5' Mbyllet 1-0 ndeshja. 
66' GOL ELBASANI! Shënon Tsague.

47' Pjesa e dytë nis me karton të kuq, ndëshkohet Jaime.

45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
32' Sota prek topin me dorë?! Protesta nga vendasit.

15' Aksion i bukur nga Elbasani, Lajthia gabon në goditje.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Elbasanit dhe Egnatias.  

Poll

Lexo gjithashtu