Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Bledi Shkëmbi debuton me humbje, Tirana pëson disfatë nga Shkëndija

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bledi Shkëmbi debuton me humbje, Tirana pëson disfatë nga
 

Shkëndija 1-0 Tirana
(Ramadani 90')

Shkëndija dhe Tirana u përballen në një test miqësor ditën e sotme në stadiumin ‘Ladorisht’ në Ohër ku skuadrat janë zhvendosur për fazën përgatitore.

Tetovarët fituan me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Ramadanit në fund të takimit. Një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë që ishin dukshëm më të mirë në fushën e lojës. Bardheblutë hasën vështirësi që në fillim të takimit për shkak të shumë lojtarëve të rinj që luanin për herë të parë.

Skuadrat tani i rikthehen stërvitjes ndërsa do të kenë teste të tjera miqësore në kuadër të fazës përgatitore.

Formacionet:

Shkëndija: Taleski, Merxhani, Cake, Meliqi, Trumçi, Ramadani, Totre, Krasniqi, Shala, Krstevski, Ademi. Trajner: J. Beqiri
Tirana: Selmani, Isuf, Kola, Meta, Mici, Përgjoni, Jaku, Tola, Jonuzi, Haxhiu, Prenga. Trajner: B. Shkëmbi

LIVE

90+3' Përfundon ndeshja.
90' GOL! Shkëndija zhbllokon më në fund rezultatin, Ramadani hidhet mbi të gjithë dhe fut topin në rrjetë.

88' Predhë nga distanca, por Harizaj grushton topin.

78' Shkëndija depërton nga krahu i djathtë, por Meta bllokon rrezikun.
58' Avancim i Tiranës drejt zonës, topi kthehet pas dhe Jonuzi gjuan fluturimthi mbi traversë.
45' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.
45+1' Kundërsulm i Tiranës, Haxhiu rrëzohet brenda zone, por gjyqtari vijon lojën.

45' Goditje nga distanca e Shales, pret Selmani.

35' Krosim i rrezikshëm i Shkëndijës, Isuf largon topin nga zona.
33' Prenga avancon drejt zonës dhe tenton goditjen, por bllokohet nga Meliqi.

28' Krosim i fortë i Shkëndijës merr një trajektore të rrezikshme, por Selmani devijon në këndore.
20' Top i gjatë për Haxhiun, sulmuesi futet në duel me Caken i cili largon topin në anësore.


15' Gabim në mbrojtje i Kolës, Shkëndija pranë golit.
8' Kola gabon në pasim dhe Krstevski avancon brenda zonës ku rrëzohet pas kontaktit me Jakun, por gjyqtari vijon lojën.

1' Nis miqësorja në Ohër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga