
Tirana dhe Skënderbeu kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 7-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 2-1 në favor të bardhebluve.
Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët. Në minutën e 39-të, Rashica fitoi dhe ktheu vetë në gol një penallti. Ishte goli i tij që vendosi pjesën e parë, të cilën Skënderbeu e mbylli me avantazh minimal.
Por me nisjen e pjesës së dytë, Tirana u bë më kërkuese, duke gjetur golin me Fatmir Prengën disa sekonda pas nisjes. Për golin e përmbysjes mendoi përsëri Fatmir Prengaj i cili bëri gjithçka mirë në minutën e 72-të.
Kjo është fitorja e parë e bardhebluve për këtë sezon, të cilët shkojnë në vendin e 7-të me 9 pikë. Në krahun tjetër, Skënderbeu zbret në vendin e 8-të, me 7 pikë të grumbulluara.
Tirana 2 – 1 Skënderbeu (Prengaj 46', 72' / Rashica 39')
Superiore: Java 7
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Haxhiu, Soler, Jonuzi, Ismajli, Abah, Jarmouni, Prengaj. Trajner: Bledi Shkëmbi.
SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Vangjeli, Gërço, Janaqi, Juri, Rabiu, Nikaj, Bismark, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
LIVE:
72' GOL! Prengaj përmbys rezultatin.
46' GOL! Tirana barazon shifrat me Prengaj.
39' GOL! Rashica kalon në avantazh Skënderbeun.
12’ Haxhiu tenton golin, por topi shkon mbi traun e portës.
1' Starton sfida në stadiumin "Air Albania".