Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 2 kartonë të kuq, gol me penallti dhe një i anuluar, Klasikja i ka të gjitha brenda! Tirana mposht Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 2 kartonë të kuq, gol me penallti dhe një i anuluar,
Tirana - Vllaznia

Tirana ka fituar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-0.

Golin e vetëm të këtij takimi e shënoi Rafa me anë të një penalltie në pjesën e parë. Po në pjesën e parë, bardhebluve iu anulua goli i shënuar nga Tabekou, për pozicion të parregullt.

Ndërkohë që shkodranët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë, pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq Esat Mala dhe Melos Bajrami. Të dy lojtarët u ndëshkuan me kartonin të dytë të verdhë, për shkak të ndërhyrjeve të parregullta nga kundërshtarët. 

Kështu, Tirana shkon në kuotën e 41 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke besuar fortë tani tek mbijetesa. Në krahun tjetër me 60 pikë, Vllaznia mbetet në vendin e dytë.

Tirana 1 – 0 Vllaznia (Rafa 15')

“Abissnet Superiore”: Java 35
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Kreshnik Cjapi

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Myslovic, Rafael, Alvarez, Haxhiu, Halili, Xhixha, Tabekou, Kresic. Trajner: Orges Shehi.
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Celikovic, Krymi, Balaj, Kallaku, Murataj, Bajrami, Mala, Yago, Gjini. Trajner: Edi Martini.

NDESHJA:
90+6' Mbyllet 1-0 ndeshja.
90' Vllaznia me 9 lojtarë! Edhe Melos Bajrami ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar gjatë kundërsulmit të Tiranës. 


84' Vllaznia me 10 lojtarë! Esat Mala merr kartonin e dytë të verdhë, Cjapi nuk ia fal ndërhyrjen e ashpër.

45+1' Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
36’ GOL TIRANA! Shënon Tabekou. Por anulohet për offside.

15' GOL TIRANA! Shënon Rafa.


1’ Gjithçka gati në “Selman Stërmasi”, nis Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu