Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “Djemtë” e Edi Martinit harrojnë si fitohet, Bylis merr pikë në mes të Shkodrës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Djemtë” e Edi Martinit harrojnë si fitohet, Bylis
Vllaznia - Bylis

Skuadra e Vllaznisë nuk ia ka dalë dot as këtë javë për të fituar në Superiore. Të besuarit e trajnerit Edi Martini kanë barazuar me rezultatin 1 – 1 ndaj Bylisit, ndeshje e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Kallaku shënoi gol të jashtëzakonshëm në minutën e 39 përmes goditjes së dënimit nga distnaca, finalizim “alla Messi”. Fraksioni i dytë i takimit, Martini solli risi me Pusi dhe Murataj, por që nuk dhanë rezultatet e pritura.

Në minutën e 56 Ibrahim Mustapha vendosi baraspeshën, duke shtangur vendasit. Në minutat e mbetura, nuk pati më gola, ndonëse rastet për shënim s’munguan.

Pas 16 javësh në Superiore, Vllaznia qëndronë në kuotën e 26 pikë, pozita e 4-të, kurse Bylis me 15 pikë të 8-të në renditje.   

VLLAZNIA – BYLIS 1 – 1 (Kallaku 39'/)

90+5' – Përfundon ndeshja Vllaznia - Bylis me rezultatin 1 - 1.

56' – Mustapha barazon shifrat, Vllaznia e "përgjumur" në mbrojtjen.

46' – Starton pjesa e dytë.

45+2' – Mbyllet pjesa e parë. 

39' – Kallaku shënon gol "alla Messi" nga goditja e dënimit, 1 - 0 për shkodranët.

    

9' – Yago i pafat, goditja ndalet në "murin" e Bylisit.

2' – Kodji kërkon golin, portieri Pohls shpëton mrekullisht. 

   

1’ – Nis ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit në stadiumin “Loro Boriçi”

 

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Bajrami, Celikoviç, Jago, Krymi, Qato, Kallaku, Kastrati, Balaj, Mala. 

Trajner: Edi Martini.


BYLIS: Vashu, Bruno, Kane, Përndreca, Adeduro, Kamara, Mustapha, Ofori, Kodji, Marku, Përgjoni. 

Trajner: Mirel Josa.  

SUPERIORE: Java e 16-të

Stadiumi: “Loro Boriçi”

Arbitër: Albert Doda

Poll

Lexo gjithashtu