Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Egnatia leksione titulli Partizanit, ‘djemtë’ e Tetovës shohin me ‘dylbi’ ndjekësit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia leksione titulli Partizanit, ‘djemtë’ e
Egnatia - Partizani

Egnatia 2-1 Partizani

Supersfida e javës së 31 të “Abissnet Superiore”, ajo mes Egnatias dhe Partizanit është mbyllur me fitoren e rrogozhinasve. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfundoi me triumfin 2-1 të vendasve.

Dy golat për Egnatian i shënoi sulmuesi nga Kosta Rika, Montenegro. Rrogozhinasit gjetën edhe golin e 3-të me Fernando, por VAR-i e anulloi për një faull të mëhershëm. Në krahun tjetër, golin e vetëm për Partizanin e shënoi Xhuliano Skuka, por rrjeta e tundur nga dibrani rezultoi vetëm për statistika.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 57 pikëve në krye të klasifikimit, plot 6 më shumë se Vllaznia e vendit të dytë, ndërsa Partizani me 48 pikë mbetet në vendin e 3-të.

Kategoria Superiore: Java e 31-të
Stadiumi: Arena Egnatia
Arbitër: Laver Alla

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Rama, Ndreca, Ahmetaj, Aleksi, Zejnullai, Ibrahimoglu, Fernando, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Zekolli, Preka, Sota, Maguette, Murataj, Rrapaj, Cara, Keko, Bintsouka. Trajner: Orges Shehi

Rastet e ndeshjes:
89' Rama pranë supergolit, Qirko kryen pritje fantastike.

80' GOL! Skuka shënon për Partizanin.

74' Anullohet goli i 3-të i Egnatias.

70' GOL! Fernando shënon të 3-tin për Egnatian.

46' Montenegro kërkon golin e 3-të.

40' Keko pranë golit, por Sherri është i pakalueshëm.

29' GOL! Montenegro shënon të dytin për Egnatia.

25' Egnatia e rrezikshme, Zejnullai pranë të dytit.

14' GOL! Montenegro kalon Egnatian në avantazh.

1’ Starton supersfida në Rrogozhinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga