Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Fund i lumtur për ekipet e kryeqytetit! Partizani siguron “Final 4” e Tirana një shans për mbijetesën, Skënderbeu dhe Laçi bien në Kategorinë e Parë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fund i lumtur për ekipet e kryeqytetit! Partizani siguron
Partizani

36 javëve të Superiores u erdhi fundi. Kanë përfunduar edhe 5 sfidat e javës së fundit të elitës së futbollit shqiptar, ku nuk kishin si të mungonin emocionet, golat dhe surprizat.

Tirana siguron kështu momentalisht mbijetesën në Superiore, pasi mori vendin e 8-të dhe do të luajë në “play-out” me një mes Besës dhe Pogradecit. Fitorja e sotme me rezultatin 0-2 përballë Dinamos ishte vendimtare.

Në krahun tjetër, Partizani mori një fitore tepër të rëndësishme 2-0 përballë Elbasanit. Të kuqtë u ngjitën në vendin e katërt, duke siguruar vendin në “Final 4”. Tashmë djemtë e Skënder Gegës do të luftojnë për titullin me Dinamon, Vllazninë dhe Egnatian.

Në krahun tjetër, Skënderbeu bie në Kategorinë e Parë pas humbjes 1-2 në shtëpi përballë Bylisit. Edhe Laçi bie në Kategorinë e Parë, pavarësisht barazimit 1-1 me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Ndërsa Egnatia, e mbyll sezonin me humbje, 2-1 përballë Teutës. Megjithatë, këta të fundit mbeten në vendin e parë në renditje.

Partizani 2 – 0 Elbasani (Preka 45')

Partizani: Qirko; Bytyçi, Mehmeti, Keko, Eleke, Kote, Preka, Bintsuka, Buxhelaj, Sembene, Domgjoni. Trajner: Skënder Gega.
Elbasani: Totoshi; Olberkis, Lulaj, Dros, Lukili, Tsage, A. Kasa, Hakaj, Qose, Xhoel, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

87' GOL PARTIZANI! Shënon Eleke.

45' GOL PARTIZANI! Shënon Preka.

Dinamo 0 – 2 Tirana (Rafael 29', Zharmuni 87')

87' GOL TIRANA! Shënon Zharmuni

29' GOL TIRANA! Realizon Rafael

Dinamo: Teqja; Rufati, Hoxha, Vila, Bregu, Maliqi, Jonuzi, Dita, Meksi, Loran, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.
Tirana: Selmani; Vera, Mici, Soler, Rafael, Bajroviç, Haxhiu, Përgjoni, Smaçi, Kola, Zharmuni. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Skënderbeu 1 – 2 Bylis (Bsimark 14' / Mustafa 10', Përgjoni 62')

Skënderbeu: Alia; Vaskez, De Oliveira, Prençi, Nikaj, Nasr, Sabo, Estrela, Shaqe, Lukuinjas, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka.
Bylis: Batista; Bruno, Da Silva, Kane, Përndreca, Mustafa, Kamara, Malomo, Përgjoni, Abazaj, Ilieski. Trajner: Gentian Mezani.

14' GOL SKËNDERBEU! Shënon Bismark.

10' GOL BYLIS! Shënon Mustafa.

Vllaznia 1 – 1 Laçi (Balaj 23' / Bibo 16')

Vllaznia: Jukaj; Gurishta, Krymi, Gruda, Balaj, Çoba, Bajrami, Repaj, Mala, Deliu, Qato. Trajner: Thomas Brdariç.
Laçi: Dobjani; Lleshi, Tresa, Bibo, Prodani, Shabani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian. Trajner: Françesko Moriero.

23' GOL VLLAZNIA! Shënon Balaj.

16' GOL LAÇI! Shënon Bibo.

Teuta 2 – 1 Egnatia (Kapllani 7', Torraj 75' / Jahaja 23')

23' GOL EGNATIA! Shënon Jahaja

Teuta: Vata; Vila, Zhongo, Kotobelli, Gjinollari, Kalaj, Karabeci, Arifi, Hasanbelli, Kapllani, Tepshi. Trajner: Bledar Hodo.
Egnatia: Dajsinani; Dylys, Aleksi, Fernando, Bakajoko, Zejnullai, Jahaja, Xhemajli, Sota, Fangaj, Kasa. Trajner: Edlir Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga