Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Skënderbeu i mohon fitoren në fund Partizanit, një pikë i mjaftoi “Demave të Kuq” të kryesojnë Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skënderbeu i mohon fitoren në fund Partizanit, një
Nikaj

PARTIZANI – SKËNDERBEU 1 – 0 (Bintsouka)

Superiore: Java e 20

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Kreshnik Cjapi

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI: Qirko, Preka, Janjeva, Domgjoni, Buxhelaj, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsouka. Trajner: Aleksandar Veselinovic.

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Doka, Dumfour, Janaqi, Shaqe, Merlim, Balaj, Rashica, Bismarck. Trajner: Ernest Gjoka.

Partizani nuk ka mundur dot të mposhtë Skënderbeun në javën e 20-të të Superiores duke barazuar me rezultatin 1-1. Bintsouka realizoi për vendasit dhe kur u duk se po fitonin, Nikaj barazoi në minutat e fundit për korçarët.

Me këtë pikë Partizani shkon në vendin e parë të tabelës me pikë të barabarta me Dinamon dhe Vllazninë e dy vendeve më poshtë. Ndërsa Skënderbeu mbetet në fundin e tabelës me 16 pikë të grumbulluara.

93’ Realizon Skënderbeu! Nikaj ndëshkon Partizanin me kokë në fundin e ndeshjes

Goli i Nikaj

90’ Akordohen 4 minuta shtesë

88’ Ismaili kroson në zonë, por Bintsouka nuk kordinohet për të goditur topin

83’ Skënderbeu mbetet në gjysmëfushën e Partizanit, “Demat e Kuq” mbrohen mirë

76’ Keko futet në lojë dhe zë vendin e Padstrelau

75’ Partizani provon me kapitenin Preka me kokë, por ky i fundit nuk gjen dot kuadratin

71’ Tjetër kërcënim nga miqtë me Estrelën, i cili goditi shumë afër shtyllën me të jashtmen e tij

67’ Miqtë mbeten përpara me Nikaj, por krosimi i tij shkon jashtë

61’ Skënderbeu kërkon të dalë përpara me Estrelën, por goditja e tij fluturimthi shkon jashtë

55’ Alia ndal Taipin nga një goditje dënimi, portieri i korëarëve dërgon në këndore

51’ Rashica ndjen probleme pas një përplasjeje me Bintsouka

46’ Starton pjesa e dytë e sfidës

45'- Mbyllet pejsa e pare, Partizani kryeson 1-0 ndaj Skenderbeut. 

42'- Partizani kalon ne avantazh. Bintsouka tund rrjeten e korçarëve.

38'- Partizani i shkon afer golit, por Bintsouka.

19'- Skënderbeu provon nga goditja e këndit, por topi i goditur nga Rashica nuk gjen dot portën.

10'- Partizni niset ne kundërsulm, por sulmuesi i të kuqve është në pozicion jashtë loje.

1’- Starton sfida. Partizani përplas “brirët” me SKënderbeun

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga