
Tirana ka marrë humbjen e dytë në javën e 4-të të Superiores. Mbrëmjen e sotme klubi kryeqytetas është mposhtur në transfertë nga Egnatia me rezultatin e pastër 2-0.
Rrogozhinasit zhvilluan një ndeshje fantastike ku arritën të shënonin katër gola, por vetëm dy gola ishin të rregullt. Buric në pjesën e parë dhe Albanese në fillimin e të dytës i dhanë tre pikët Egnatias.
Aktualisht, rrogozhinasit ndodhen në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë të grumbulluara. Ndërsa Tirana ndodhet në krizë totale duke u gjendur në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.
Egnatia 2 – 0 Tirana (Buric 29’, Albanese 48’)
85’ Tirana me një lojtar më pak, Marku ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes ndaj Grudës
68’ Vogli provon të realizojë ndaj Egnatias, por Sota bën një ndërhyrje të saktë duke çuar topin në këndore
48’ GOL EGNATIA! Albanese shënon një gol spektakolar nga distanca ndaj Tiranës
46’ Starton pjesa e dytë
45+1’ Egnatia shënon golin e dytë me Ruçin, por gjyqtari e anullon
29’ GOL EGNATIA! Buric kalon në avantazh Egnatian ndaj Tiranës
1’ Starton sfida në “Arena Egnatia”
FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Selmani, Buriç. Trajner: Edlir Tetova
TIRANA: Tafas, Vera, Valerianos, Dembele, Lleshi, Marku, Soler, Haxhiu, Vogli, Tabeku, Mensah. Trajner: Roberto Bordin
Kategoria Superiore: Java 4-t
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Florjan Lata