Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ S’ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Dinamo barazojnë në të “thatë” dhe “fikin” Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ S’ka fitues në “Niko Dovana”, Teuta dhe Dinamo
Teuta - Dinamo

Teuta 0 – 0 Dinamo

Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Një ndeshje që la për t’u harruar nga të dyja kampet. Asnjë nga ekipet nuk rrezikoi seriozisht, duke e bërë këtë sfidë të zhvilluar në qytetin e Durrësit shumë të “vakët”, për shkak të rasteve me “pikatore”.

Me këtë barazim, Dinamo mbetet në vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 40 pikëve. Në krahun tjetër, “Djemtë e Detit” me 24 pikë ngjiten në vendin e 8-të, duke lënë pas Tiranën, të cilët tashmë mbajnë vendin e parafundit.

Superiore: Java e 24-të
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Olsid Ferataj

FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Tafas, Jazxhi, Zhongo, Maçolli, Peposhi, Beshiraj, Kruja, Kotobelli, Lloci, Toma, Simeu. Trajner: Bledar Devolli.
DINAMO: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Maliqi, Karamba, Nani, Qefalija, Aliji, Loran, Toli. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:
66' Kotobelli rrezikshëm në zonën dinamovite, por topi përfundon jashtë.

58' Teqja fantastik, i mohon Teutës golin e sigurt.

45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
18' Beshiraj kërkon golin, mbrojtja dinamovite e vendosur mirë.

3' "Fiket" Teuta dhe Bledar Devolli, Zhongo dëmtohet në startin e ndeshjes, e zëvendëson Gjinollari.

1’ Starton ndeshja në Durrës, Teuta – Dinamo “all-in” për 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga