
Vllaznia ka triumfuar mes spektaklit dhe tensionit ndaj Tiranës. Shkodranët kanë fituar 4-3 në Lushnje në një ndeshje që foli në favorin e tyre.
Bekim Balaj, Esat Mala dhe Ildi Gruda arritën të shënojnë golat vendimtarë për kuqeblutë, ndërsa për bardheblutë Bajrovic ishte autor i dy golave, e Ndreca shënoi një tjetër.
Në këtë sfidë nuk munguan tensionet, pasi tifozët e Tiranës goditën me sende të forta lojtarët e Vllaznisë në momentin që po festonin golin e 4-të. Esat Mala mbeti i dëmtuar, i cili me ambulancë është nisur drejt spitalit.
Ndërkohë edhe Laçi ka triumfuar në shtëpi ndaj Egnatias. Kurbinasit kanë mposhtur 2-0 ndaj kampionëve dhe bardhezinjtë morën kështu një 3 pikësh shumë të rëndësishëm.
TIRANA – VLLAZNIA 3 – 4 (Bajrovic 56', 103', Ndreca 107'/ Balaj 8', 18', Mala 34', Gruda 66')
Stadiumi: “Roza Haxhiu”
Arbitër: Enea Jorgji
Fomacionet zyrtare
TIRANA: Selmani, Mici, Dembele, Kola, Haxhiu, Meta, Jonuzi, Soler, Jarmuni, Prengaj, Gjumsi . Trajner: Bledi Shkëmbi
VLLAZNIA: Qarri, Juriç, Sala, Bajrami, Jago, Krymi, Mala, Qato, Kahrimanoviç, Dodaj, Balaj. Trajner: Tomas Brdariç
LIVE:
103'- GOL TIRANA! Bajrovic çon shifrat 2-4.
79'- Rinis ndeshja.
74'- Mala kërkon ndihmën e shpejtë, mesfushori me ambulancë niset drejt spitalit

69'- Ndeshja nderpritet.
68'- Tifozet e Tiranes godasin lojtaret e Vllaznise. ka tension ne Lushnje.
65'- Gruda shenon golin i 4 ne Klasike, Tirana - Vllaznia shkon ne 1-4.
56'- Tirana gjen golin. Bardheblute ngushtojne rezultatin.
45+4'- Mbyllet pjesa e pare 3-0 per Vllaznine.
34'- Esat Mala gjen golin e 3-të, Vllaznia po "shkatërron" Tiranën.
18'- Vllaznia shenon edhe golin e dyte, Bekim Balaj tund serish rrjeten e Tiranes.
8'- Pas rishikimit ne VAR, konfirmohet penalltia, me Balajn qe mposht Selmanin.
5'- Penallti per Vllaznine, Gjumsi rrezon ne zone Dodajn.
1’- Starton Klasikja e Shqipërisë, Tirana – Vllaznia premton spektakël
LAÇI – EGNATIA 2 – 0 (Prodani 11', Melo 53')
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Klodian Shahini
Formacionet zyrtare:
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Tresa, Kofi, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Opeh, Papa, Da Lima. Trajner: Françesko Moriero
EGNATIA: Dobjani, Alijev, Veseli, Vuthaj, Lushkja, Bakajako, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ahmetaj, Fangaj. Trajner: Edlir Tetova