
DINAMO - TIRANA 2 – 1 (Qefalia, Nani / Ndreca)
Përfundon gjithçka në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Tiranës me shifrat 2-1. Për vendasit arritën të shënuan Qefalija dhe Nani në pjesën e parë, por bardheblutë u zgjuan në fund me Ndrecën, por ishte shumë vonë ndoshta për një barazim.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në krye të tabelës me 31 pikë po aq sa Vllaznia, të cilat kanë një ndeshje më shumë se Egnatia që ka një pikë më pak.
Ndërsa Tirana ndodhet në vendin e 7-të, me një pikë më shumë se Laçi që ndodhet në zonën e ftohtë të Superiores.
Superiore: Java e 18
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Formacionet zyrtare:
DINAMO: Sali, Dita, Aliji, Meksi, Lorran, Toli, Gudiabi, Qefalija, Karamba, Nani, Zabërgja. Trajner: Ilir Daja
TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Isuf, Soler, Gjumsi, Prengaj, Bajroviç, Zharmuni. Trajner: Gugash Magani
LIVE:
1’- Starton sfida në “Arenën Kombëtare”, Tirana dhe Dinamo duan fitoren.
16'- Nani, portugezi i Dinamos humbet super rast në portën e Tiranës.
17'- Bajrovic me portën bosh del huq. Zharmouni nuk i beson syve.
Rasti i Bajrovic
21'- Tirana fiton faull në pozicion të volitshëm për kros.

25'- Karamba shpërdoron rast shumë të mirë për skuadrën e Dajës.
26'- Dëgjohen thirrje 'Forca Nëndetëse' nga grupimi i Dinamos.
27'- Zabërgja tregohet dinak, vjedh topin, por në tek-e-tek me portierin e dërgon topin jashtë.
Rasti i artë i Zabërgjës
28'- Qefalia shënon gol. Ndëshkon ish-klubin e tij dhe bën për uji Maganin.
Goli Qefalias
30'- Vetëm 2 minuta kalojnë dhe Dinamo shënon pas një krosimi të Zabërgjë në zonë për Nanin.
Goli i Nanit, i dyti i Dinamos
Ka përfunduar pjesa e parë mes Dinamos dhe Tiranës me rezultatin 2-0 për vendasit. Për dinamovitët kanë arritur të realizojnë golat Qefalija në minutën e 28-të dhe Nani në minutën e 30-të.
46’- Starton pjesa e dytë mes Dinamos dhe Tiranës në “Elbasan Arena”
54’- Zabërgja tenton të befasojë Tiranën në kundërsulm, por Kola i ndërhyn duke larguar topin në anësore
59’- Ismajli provon të godasë portën e vendasve, por topi shkon shumë mbi traversë
65’- Mici kroson në zonë për Jakun, por tentativa e tij me kokë shkon jashtë
70’- Tjetër rast i mirë për bardheblutë, Ismajli provon portën, por në duart e Salit
78’- Jarmouni provon të deportojë në zonën e vendasve dhe fiton një goditje nga këndi
81’- Zabërgja shpërdoron mundësinë e artë ballë për ballë me Selmanin, ky i fundit devijon në këndore
87’- Realizon Tirana. Ndreca shënon një gol të dyshimtë, por sistemi VAR e akordon si gol i rregullt
Goli i Ndrecës