
Ka përfunduar ndeshja mes Laçit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në Kurbin, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Koffi. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 27-të, teksa pavarësisht rasteve të tjera nuk u shënua asnjë gol tjetër.
Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 8-të, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve. Ndërsa skuadra e Skënderbeut me 13 pikë, zbret në vendin e 9-të në klasifikim.
Laçi 1 – 0 Skënderbeu (Koffi 27')
Superiore: Java 15
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Albert Doda
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Koffi, Manellari, Mjaki, Papa, Christian, Tresa, Prodani, Cordeiro. Trajner: Francesco Moriero.
SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Vangjeli, Rabiu, Cucka, Kamelu, Dwumfour, Janaqi, Zenullari, Rashica, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
LIVE:
27' GOL LAÇI! Shënon Koffi.
1' Shkelmohet topi i parë në Kurbin, nis sfida Laçi - Skënderbeu.