
BYLIS – EGNATIA 2 – 0 (Zejnullai 45', Ujka 98')
Bylis dhe Egnatia kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi 0-2 në favor të miqve.
Golin e parë e shënoi Zejnullait në minutat e fundit të pjesës së parë. Mesfushori i Egnatias nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke tundur rrjetën e ballshiotëve. Ndërsa për golin e dytë mendoi Ujka në minutën e 98-të, kur rrogozhinasit ishin me 10 lojtarë pasi Ndreca mori kartonin e dytë të verdhë në të 85-tën.
Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 23 pikëve, në vendin e 3-të. Ndërsa Bylis me 10 pikë të grumbulluara mbetet në fundin e tabelës.
Superiore: Java e 14
Stadiumi: “Adush Muça”
Formacionet zyrtare:
BYLIS: Hasanbelli, De Souza, Tafek, Sulovari, Ofori, Berko, Marku, Papa, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede
EGNATIA: Dobjani, Dylis, Aleksi, Lushkja, Bakajoko, Malota, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj. Trajner: Edlir Tetova
LIVE:
90+8' GOL Egnatia! Ujka dyfishon shifrat.
85' Ndreca merr kartonin e dytë të verdhë, Egnatia me 10 lojtarë.
46'- Nis pjesa e dytë.
45+3'- Mbyllet pjesa e parë, Egnatia kryeson ndaj Bylisit në Ballsh.
45'- Fangaj tregohet i saktë dhe kalon Egnatian në avantazh.
43'- Penallti për Egnatian.
21’- Provojnë Peralta dhe Dobjani, por nuk ia dalin të çojnë topin në rrjetë.
9’ - Nervozizëm në Ballsh. "Xixa" mes Aleksit dhe Peraltës. Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.
1’- Shkelmohet topi i parë, starton sfida mes Bylisit dhe Egnatias