
Elbasani 1 – 2 Egnatia (Tsague 93' / Lushkja 32', Leo Melo 91')
Egnatia ka mposhtur Elbasanin në transfertë me rezultatin e ngushtë 2-1. Për rrogozhinasit realizuan Lushkja dhe Leo Melo, ndërsa për verdheblutë mendoi Tsague.
Egnatia vijon të kryesojë Kategorinë Superiore me 45 pikë të grumbulluara. Ndërsa Elbasani mbetet në vendin e pestë të klasifikimit me 29 pikë, 10 pikë larg Europës.
Superiore: Java 24
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, A.Kasa, Qose, Ibrahim, Lajthia, Zhoel, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Sota, Xhemajli, Ndreca, Votlai, Aleksi, Lushkja, Zejnullai, Ujka, Bakajoko. Trajner: Edlir Tetova.
93’ GOL ELBASANI! Tsague ngushton diferencat
91’ GOL EGNATIA! Leo Melo ndëshkon ish-ekipin e tij
88’ Super pritje e Abaloras, portieri i Elbasanit ndal Leo Melon
68’ Elbasani pranë golit në dy raste
54’ Ibrahim provon një goditje drejt portës së Egnatias, por shkon më lart sa duhet
46’ Nis pjesa e dytë në “Elbasan Arena”
Përfundon pjesa e parë në “Elbasan Arena”
45' Akordohen 3 minuta shtesë
32’ GOL EGNATIA! Realizon Regi Lushkja
28' Super Dajsinani, portieri i Egnatias ndal penalltinë e Tsague.
13' Harkim nga Lushkja, Ujka nuk ia del të përfitojë.
1’ Shkelmohet topi i parë në Elbasan, starton sfida.