
Vora 0 – 1 Egnatia
Egnatia ka triumfuar ditën e sotme në një transfertë të vështirë ndaj Vorës me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm që vendosi fatet e këtij takimi, u shënua nga Flamur Ruçi në pjesën e parë.
Vora tentoi në disa raste të rrezikshme të shënonte, por pa fat përballë kampionëve të Shqipërisë.
Egnatia është ngjitur aktualisht në vendin e dytë të klasifikimit me pikë të barabarta me Vllazninë, 13 të tilla. Ndërsa vorakët gjenden në vendin e 6-të me 7 pikë duke marrë humbjen e dytë radhazi.
Kategoria Superiore: Java e 6-të
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Egli Spahiu
FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Ruçi, Zuna, Repaj, Karrica, Kasalla, Bardhi, Vrapi, Dalipi, Adeloje, Barjamaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.
EGNATIA: Dajsinani, Aleksi, Fernando, Albanese, Selmani, Xhemajli, Xheferson, Sota, Buriç, Fangaj, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
LIVE:
45+2' Mbyllet pjesa e parë, Vora 0-1 Egnatia.
17' GOL EGNATIA! Shënon Ruçi.
12' Albanese provon me të djathtën, por goditja është e gabuar.
4' Vora i afrohet golit me Dejan Shehin, por topi shkon jashtë.
1’ Shkelmohet topi i parë në stadiumin e Laçit, nis sfida mes Vorës dhe Egnatias.