Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Ilir Daja i bën “gjëmën” Flamurtarit, Dinamo “zhyt” vlonjatët në vendin e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ilir Daja i bën “gjëmën” Flamurtarit, Dinamo
Dinamo - Flamurtari

Dinamo 2 – 0 Flamurtari (Guindo 45+3’, Nani 74')

Dinamo ka fituar në shtëpi përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 2-0 në favor të dinamovitëve.

Golat për ekipin e Ilir Dajës u shënuan nga Guindo dhe Tiago Nani. Ndërkohë që te Flamurtari u ndëshkua me karton të kuq Veiga në të 28-tën, por edhe dinamovitët mbetën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Farrukut.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 10 pikëve, duke u ngjitur në vendin e dytë. Në krahun tjetër me vetëm 2 pikë të grumbulluara, vlonajtët mbeten të fundit.

90+5' Mbyllet ndeshja me shifrat 2-0.

81’ Farruku godet portierin Aleksovski të dalë nga zona dhe ndëshkohet me karton të kuq. 

74' GOL DINAMO! Shënon Nani. 

46’ Starton pjesa e dytë në “Selman Stërmasi”

45’ Mbyllet pjesa e parë, Dinamo në avantazh ndaj Flamurtarit

45+3’ GOL DINAMO! Guindo realizon me kokë

36’ Baeten largohet nga fusha e lojës, në lojë inkuadrohet Telushi për përforcimin e mbrojtjes

31’ Flamurtari me një lojtar më pak. I sapofuturi Veiga ndërhyn si lojtar i fundit ndaj Guindos dhe ndëshkohet me të kuq

27’ Dëmtohet Chantakias, sulmuesi del me barelë nga fusha. Në lojë futet Eric Veiga

1’ Starton përballja në kryeqytet

FORMACIONET ZYRTARE:

Dinamo: Teqja, Bakay, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Qefalija, Dita, Aliji, Lorran. Trajner: Ilir Daja
Flamurtari: Aleksovski, Squadrone, Bourard, Ememe, Trashi, Nunes, Baeten, Ramani, Todoroski, Chantakias, Maksuti. Trajner: Carlos Garcia.

Kategoria Superiore: Java e 6-të
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Klodian Prenga

Poll

Lexo gjithashtu