Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Mbyllet mes emocioneve sfida në Korçë, shënohen plot 4 gola mes Skënderbeut dhe Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbyllet mes emocioneve sfida në Korçë, shënohen
Skenderbeu - Dinamo

SKËNDERBEU – DINAMO 2 – 2 (Cucka 16', Rashica 34'/ Itodo Mandela 14', Vila 53')

Ndeshja: 

Është mbyllur në barazim sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos. Në duelin e zhvilluar në Korçë u shënuan plot 4 gola, por në fund nuk nxori fitues.

Golin e parë të këtij takimi arriti ta shënojë Itodo Mandela në minutën e 14-të, ndërsa dinamovitët i dedikuan këtë gol Martin Canit, adoleshentit që u vra pas thikës në zemër para disa ditësh. Por avantazhi i “Bluve” zgjati vetëm 2 minuta pas Skënderbeu shënoi me Çuçkan në minutën e 16-të, ku Rashica asistoi për të.

Një sfidë vërtet e luftuar mes dy ekipeve, me korçarët që gjetën edhe golin e dytë në minutën e 34-të me Rashicën, teksa këtë herë Çuçka i riktheu “reston” dhe asistoi për kapitenin e Kombëtares U-21.  Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e vendasve, ndërsa pas thuajse 9 minutash nga starti i pjesës së dytë, Dinamo do të gjente golin.

Në minutën e 53-të Lorenc Vila do të mposhte Alian dhe do të barazonte shifrat për të çuar në festë skuadrën e Dinamos. Në minutat e mbetura pavarësisht këmbënguljes dhe rasteve të pafundme nga dy skuadrat, lojtarët nuk ia dolën të gjenin sërish rrugën e rrjetës, duke bërë që kjo sfidë të mbyllej në barazim 2-2. Ekipet ndajnë kështu nga 1 pikë në javën e 14-të të Superiores.

Pas këtij barazimi Dinamo shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 3-të, ndërsa Skënderbeu nga ana tjetër mbetet në vendin e 8-të me 13 pikë.

Superiore: Java e 14

Stadiumi: “Skënderbeu”

Arbitër: Enea Jorxhi

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Rabiu, Rashica, Dumfur, Doka, Janaqi, Çuçka, Zenullari, Frenklin, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenovic

DINAMO: Sali; Zabërgja, Gudiabi, Mandela, Vila, Maliqi, Qefalija, Dita, Meksi, Loran, Toli. Trajner: Ilir Daja

LIVE:

90+4'- Mbyllet 2-2 sfida në Korçë, Skënderbeu dhe Dinamo ndajnë pikët. 

70'- Raste nga në të dyja portat, por nuk ka gol. 

53'- Dinamo barazon shifrat. Lorenc Vila rikthehet te goli dhe çon "peshë" zemrat e Bluve.

46'- Nis pjesa e dytë, Dinamo kërkoin golin e barazimit.

45+2'- Mbyllet pjesa e parë. Skënderbeu udhëheq 2-1 ndaj Dinamos.

34'- Skënderbeu permbys gjithçka. Cucka - Rashica dhurojn "show". Kapiteni i Kombëtares U-21 tund rrjetën e dinamovitëve pas asistit të Cuçkës.

20'- Dinamo i shkon asërish afër golit. Alia dhe Bismark shpëtojnë korçarët.

16'- Zgjat pak avantazhi i Dinamos, Cucka sjell baraspeshen në Korçë.

14'- Gol Dinamo. Itodo Mandela tund rrjeten e Skenderbeut. Nje gol qe shkon per Martin Canin.

1’- Starton sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos, ekipet në kërkim të 3 pikëve.

VIDEO/ Mbyllet mes emocioneve sfida në Korçë, shënohen
Skenderbeu - Dinamo

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga