Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dejvi Bregu “show”, Dinamo mposht pastër Laçin dhe parakalon Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dejvi Bregu “show”, Dinamo mposht pastër Laçin
Dejvi Bregu

Ka përfunduar sfida mes Dinamos dhe Laçit, e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, ishin dinamovitët ata që ia dolën të fitonin me rezultatin 2-0.

Dy golat për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja u shënuan nga Dejvi Bregu. Si fillim sulmuesi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 2-të, ndërsa për golin e dytë mendoi në minutën e 68-të.

Me këtë fitore, Dinamo shkon në kuotën e 44 pikëve dhe merr vendin e dytë, duke parakaluar Vllazninë. Në krahun tjetër, me 30 pikë, Laçi mbetet në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit.

DINAMO – LAÇI 2 – 0 (Bregu 2', 68')

Superiore: Java e 26-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Ermis Çelaj

Formacionet zyrtare:
DINAMO: Teqja, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Bregu, Tiago, Qefalija, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja
LAÇI: Molla, Kurti, Lleshi, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Traore, Opeh, Da Silva. Trajner: Françesko Moriero

LIVE:

68' GOL DINAMO! Shënon Bregu.

45'+4 Mbyllet pjesa e parë. Dinamo udhëheq 1-0 ndaj Laçit me gol të Dejvi Bregut. 

30'- Laçi i shkon afër golit, por kurbinasit nuk e shfrytëzojnë siç duhet topin e ardhur nga goditja e këndit.

15’- Nani niset nga e djathta në kundërsulm dhe pason në zonë për Zabërgjen, gjuajtja e të cilit është shumë e lehtë dhe shkon në duart e portierit.

13’- Laçi ka kontrollin e lojës në këto minuta, teksa tenton të gjejë shpejt një hapësirë para portës për të synuar barazimin.

2'- Dinamo kalon menjëhere në avantazh. Dejvi Bregu shënon nga distanca dhe gjen rrugën e rrjetës.

1’- Starton sfida në Elbasan, Dinamo dhe Laçi në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga