Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Spektakël mes 5 golave në “Elbasan Arena”, Dinamo mposht lehtë Tiranën dhe parakalon Vllazninë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Spektakël mes 5 golave në “Elbasan Arena”, Dinamo
Dinamo

Tirana 1 – 4 Dinamo (Jarmouni 11' / Meta *ag* 14', Bregu 62', Lorran 69', Itodo 72')

Dinamo ka triumfuar përballë Tiranës me përmbysje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-4 në favor të dinamovitëve.

Golin e parë në fakt e shënoi Tirana me anë të Jarmouni, i cili tundi rrjetën nga penalltia. Megjithatë, autogoli i Metës, goli i Bregut, Lorran dhe Itodo Mandelës sollën përmbysjen dhe fitoren për ekipin e Ilir Dajës.

Me këtë triumf, Dinamo shkon në kuotën e 47 pikëve dhe merr vendin e dytë, duke lënë pas Vllazninë me 1 pikë më pak. Në krahun tjetër, Tirana mban vendin e parafundit me 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të fundit.

Superiore: Java 27
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Selmani, Vera, Dembele, Soler, Rafa, Përgjoni, Ndreca, Ernest, Meta, Kola, Jarmouni. Trajner: Bledi Shkëmbi.
DINAMO: Teqja, Hoxha, Aliji, Meksi, Lorran, Goudiaby, Qefalija, Nani, Bregu, Zabërgja, Itodo. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:
72' GOL DINAMO! Shënon Itodo.

69' GOL DINAMO! Shënon Lorran.

62' GOL DINAMO! Shënon Bregu.

14' GOL DINAMO! Shënon autogol Meta.

11' GOL TIRANA! Shënon Jarmouni.


1’ Shkelmohet topi i parë në Elbasan, nis sfida mes Tiranës dhe Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga