Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vendos një autogol në “Arenën e Demave”, Partizani triumfon përballë debutuesve të Vorës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vendos një autogol në “Arenën e Demave”,
Partizani-Vora

Partizani e ka nisur mbarë edicionin e ri të Kategorisë Superiore. “Demat e Kuq” kanë arritur të mposhtin Vorën debutuese me rezultatin minimal 1-0 falë një autogoli të këtyre të fundit.

Repaj i pafat në pjesën e parë i cili devijoi topin drejt portës së Vorës, duke i dhënë avantazhin Partizanit. Përpjekjet e “Bluve” ishin të shumta për të barazuar rezultatin, por nuk arritën në këtë përfundim.

Vora debuton në Kategorinë Superiore jo në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u mposhtur nga pretendentët për titullin kampion në Shqipëri.

Partizani 1 – 0 Vora (Repaj (a.g) 9’)

90’ Janë akorduar 5 minuta shtesë

66’ Dëmtim i rëndë i Françesko Hasajt që lë fushën e lojës me barelë, e zëvendëson Wallace

60’ Përpjekje të Vorës për të barazuar, por pa rezultat

46’ Starton pjesa e dytë në “Arenën e Demave

45’ Përfundon pjesa e parë në avantazh të Partizanit

36’ Partizani pranë golit të dytë me Isgandarli, por goditja e tij nga distanca shkon jashtë kuadratit

25’ Vora shpërdoron mundësinë e artë me Kasallën me kokë, topi shkoi shumë pranë traversës

9’ GOL PARTIZANI! Të kuqtë kalojnë në avantazh falë një autogoli të Repaj

2’ Vora e rrezikshme që në nisje me Luis Felipe, i cili kërcënon me një goditje që shkon jashtë

1’ Nis përballja mes Partizanit dhe Vorës

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Martinez, Buxhelaj, Qokthi, Mehmeti, Ismaili, Gudjufi, Xhudah, Isgandarli. Trajner: Mladen Milinkoviç

VORA: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Dalipi, Hasaj, Bardhi, Kasalla, Karrica, Luis Felipe. Trajner: Arjan Bellai

Kategoria Superiore: Java 1

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitre: Emanuela Rusta

 

 

Poll

Lexo gjithashtu