 
Tirana 1 – 4 Elbasani (Tabekou 65' / Tsague 38', 42', Gomes 90+2', Diallo 90+6')
Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 1-4 në favor të miqve.
Dygolëshin e parë për elbasanasit e shënoi Tsague, më pas shënuan edhe Gomes me Diallo. Ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Tabekou, megjithatë ajo “rrjetë e tundur” rezultoi vetëm statistikore në përfundim të ndeshjes.
Kështu, Elbasani shkon në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit me 17 pikë. Në krahun tjetër, me vetëm 6 pikë, Tirana mbetet në vendin e parafundit në tabelë.
Kategoria Superiore: Java 9
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Ermis Çelaj
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Fernandez, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Tabekou. Trajner: Roberto Bordin.
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Kasa, Manellari, Musta, Qose, Lila, Ibrahima. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
LIVE:
90+7' Mbyllet 1-4 ndeshja. 
90+6' GOL ELBASANI! Shënon Diallo.
90+2' GOL ELBASANI! Shënon Ze Gomes.
  
65’ GOL TIRANA! Shënon Tabekou.
  
59' Diallo dhuron spektakël.
  
45+2' Mbyllet 0-2 pjesa e parë.
42' GOL ELBASANI! Shënon përsëri Tsague.
38' GOL ELBASANI! Shënon Tsague.
10' Rast për Tiranën, por topi devijohet.
  
 1’ Nis gjithçka në “Air Albania”, Tirana dhe Elbasani në kërkim të 3 pikëve.
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       