Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Penallti dhe gol i anuluar, mbyllet pa fitues supersfida Elbasani - Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Penallti dhe gol i anuluar, mbyllet pa fitues supersfida Elbasani -
Elbasani - Tirana

Elbasani 1 – 1 Tirana (Hila 57' / Dembele 63')

Elbasani dhe Tirana kanë mbyllur në barazim supersfidën e javës së 14-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 1-1.

Golin për skuadrën e Elbasanit e shënoi ish-i bardheblu, Ardit Hila. Në krahun tjetër, golin e barazimit te Tirana e shënoi qendërmbrojtësi francez, Dembele, i cili i dha 1 pikë ekipit të tij.

Vlen të përmendet se më herët se golat të shënoheshin, Tiranës iu anullua një gol. Pas rishikimit në VAR, goli i Gjumsit u anullua për pozicion jashtë loje.

Me këtë barazim, Elbasani shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e pestë. Në krahun tjetër, me 15 pikë të grumbulluara, Tirana mbetet e 7-ta në tabelën e renditjes.

Superiore: Java 14
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Olsid Ferataj

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Abalora, Lulaj, Lajthia, Hakaj, Lila, K.Kasa, Qose, Hila, Hasani, Lleshi, Tsague. Trajner: Roberto Bordin
TIRANA: Selmani, Dembele, Kola, Përgjoni, Ismajli, Soler, Isuf, Jonuzi, Gjumsi, Haxhiu, Jarmouni. Trajner: Gugash Magani

LIVE:
63' GOL TIRANA! Dembele barazon shifrat.

57' GOL ELBASANI! Shënon Ardit Hila.

49' GOL TIRANA! Shënon Gjumsi, por VAR prish festën.

17' Rast i artë për Ardit Hilën, por Selami reagon mjaft mirë.

5' Elbasani i afrohet golit, por topi shkon jashtë.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis supersfida Elbasani – Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga