Skënderbeu ka fituar 1 me 0 përballë Erzenit, në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Mjaftoi goli i Janaqit në minutën e 7’ të pjesës së parë, për të vendosur fatet e takimit.
Skënderbeu mban aktualisht vendin e pestë në Superiore, ndërsa numëron po aq pikë sa Dinamo që mbyll zonën e “Final 4”. Në anën tjetër Erzeni në vendin e parafundit është një hap larg rënies në Kategorinë e Parë.
Skënderbeu 1-0 Erzeni
Superiore: Java 33
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Emanuela Rusta
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (4-3-1-2): Alia; Vangjeli, Prençi, Dwumfour, Gërço; Janaqi, Rabiu, Yuri; Liço, Rashica, Djantou. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Erzeni (4-3-3): Hasanbelli; Maliqi, Kacbufi, Sadiki, Asani; Mëllugja, Migone, Kahrimanovic; Mihana, Zeka, Blazeviç. Trajner: Alfred Deliallisi
Komenti minutë pas minute:
70' Emanuela Rusta i tregon kartonin e kuq Donald Mëllugjës, pas një ndërhyrje të gabuar. Gjithçka vështirësohet dhe më shumë për Erzenin.
33' Alia vazhdon të mbajë portën e paprekur.
7' Janaqi zhbllokon sfidën. Skënderbeu 1-0 Erzeni
1' Fillon ndeshja në Korçë, ekipet duan fitoren.