Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ “Furia” Dinamo s’ka të ndalur, tjetër fitore perfekte! Ekipi i Ilir Dajës i jep leksione Flamurtarit në mes të Vlorës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Furia” Dinamo s’ka të ndalur, tjetër fitore
Flamurtari - Dinamo

Flamurtari 0 – 3 Dinamo (Vila 29', Qefalija 77', James 86')

Dinamo ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-3.

Ekipi dinamovit dominoi nga fillimi e deri në fund. Ndërkohë që golat u shënuan nga Lorenco Vila, Qefalija dhe James, duke plotësuar një fitore perfekte në transfertë.

Kështu, Dinamo ngjitet në vendin e 3-të me 26 pikë. Në krahun tjetër me 13 pikë, vlonjatët mbajnë vendin e 9-të, pra të parafundit.

Superiore: Java 15
Stadiumi:“Flamurtari”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski; Urbaez, Skuadrone, Ramirez, Veiga, Trashi, Marku, Nunesh, Diavara, Çantakias, Maksuti. Trajner: Francesko Moriero.
DINAMO: Teqja; Teikseira, Gudiabi, Guindo, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Beqja, Neziri, Qardaku. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:
90+4' Mbyllet 0-3 ndeshja.
86' GOL DINAMO! Shënon James.

77' GOL DINAMO! Shënon Qefalija.

45+1' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
44' Dinamo pranë golit të dytë, Flamurtarin e shpëton portieri.

29' GOL DINAMO! Shënon Vila.

3' Pretendime për penallti te Flamurtari, Lata "thotë" jo.

1' Shkelmohet topi i parë në Vlorës, nis sfida mes Flamurtarit dhe Egnatias. 

Poll

Lexo gjithashtu