
Ashtu siç e kërkon “tradita”, kampionët “debutojnë” në Superiore. Në fakt është një përsëritje e “Final 4” (2024-2025), mes rrogozhinasve dhe shkodranëve. Ndeshja po mbahet në “Loro Boriçi”, ku kuqeblut do kërkojn të “hakmerren” për finalen e humbur ndaj skuadrës së Edlir Tetovës.
Në portë për ekipin e Martinit është Jukaj, për të vijuar me Kuros, Gjini, Bajrami, Gurishta, Dros dhe Qat. Më tipare me ofesive ndodhen Mala, Jago, Murataj dhe goledadori Bekim Balaj. Në kampin e Egnatias rreshtohet kështu: Në kuadrat Dajsinani, më pas vjen Frangaj, Poçi, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Fernando.
Melo, Buriçi, Gruda dhe Selmani do të jenë kërcënimi serioz në portën e shkodranëve. Në minutën 11’ Gruda ka pretendime për një 11-metërsh në hyrje të zonës, por për arbitrin Dorjan Maletaj nuk është asgjë. Në minutën e 19 vjen goli për Vllazninë me Gurishtën, pas daljes së gabuar nga Dajsinani.
Në të 23 minutë Edi Martini nga kampi i Vllaznisë ndëshkohet me karton të kuq. 34', Bekim Balaj kishte mundësinë për 2-0, po e humbjet befasisht penalltinë. Me këto "ngjyra" është mbyllur pjesa e parë, 1-0 për vendasit, aty ku vendos goli i Gurishta.
Një Vllazni më dominuese dhe e qartë në manovrat sulmuese, ndonëse ia prishi disi hovin kartoni i kuq nga trajneri Martini dhe penalltia e humbur prej Balës. Ka nisur pjesa e dytë, ndërsa ka ardhur me gol. Bajrami ka përfituar nga përgjumja e mbrojtjes mike për të dërguar topin në rrjetë pas një goditje stantarde. Wotlai e humb durimin dhe në të 56 minutë merr kartonin e dyt të verdhë, i përkthyer i kuq
56' Karton i kuq nga Wotlai
49' Goli i Bajramit 2-0
45' Nis pjesa e dytë
45+5' Mbyllet pjesa e parë
34' Bekim Balaj humb penalltinë për Vllazninë
23' Kartoni i kuq për trajnerin Edi Martini (Vllaznia)
19' Goli i Gurishta 1-0
19’ Gabim në dalje i portieri Dajsinanai i “fal” golin Vllaznisë me Gurishta.
11’ Egnatia ka pretendime për penallti, rrezimi i Grudës në limite.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Loro Boriçi”
Vllaznia:Jukaj,Kuros,Gjini,Bajrami,Gurishta,Dros,Qat,Mala,Jago,Murataj,Balaj
Trajner:Edi Martini
Egnatia:Dajsinani,Fangaj,Poçi,Xhemajli,Ndreca,Aleksi,Fernando,Melo,Buriç,Gruda,Selmani
Trajner:Edlir Tetova
Abissnet Superiore (Java e parë)
Arbitër: Dorjan Maletaj
Stadiumi: “Loro Boriçi”