Duhej që Teuta të “përplaste brirët” me Egnatian e Edlir Tetovës për të marrë humbjen e parë për këtë sezon në Superiore. Gjithçka u vendos në pjesë e parë, përmes golit të sulmuesit Albanese në minutën e 43.
25-vjeçari shënoi me elegancë, por kaq. Edhe pse në 45 minutat e dyta Teuta insistoi pët të gjetur golin e barazimit, skuadra rrogozhinase u vendos mirë mbrapa dhe mbylli çdo hapsirë, duke i “shkatërruar” të gjitha planet trajnerit Enkeleid Dobi.
Egnatia riketheht te fitorja pas dy barazimesh dhe ngjitet në kuotën e 18 pikë pas 9 javësh, kurse Teuta qendronë në 14 pikë, përkohësisht pozicioni i 3-të.
EGNATIA – TEUTA 1 – 0 (Albanese 43')
90' Mbyllet ndeshja Egnatia - Teuta, vendos goli i Albanese
64' Buriç humb rastin për të mbyllur "llogaritë" e ndeshjes
64' Buriç shpërdon rast për të shënuar golin e 2-të te Egnatia
55' Jazxhi pretendon për penallti, por nuk akordohet asgjë
55' Pretendimet e Teutës për penallti
46' Nis fraksioni i dytë
45+4' Përfundon pjesa e parë
43' Albanese kalon në avantazh Egnatian
43' GOL EGNATIA! Albanese shënon lehtësisht në portën e Teutës
30' Ka kaluar gjysmë ore loje dhe vetëm 1 goditje në kuadrat, asgjë konkrete
2' Buriç "jep" sinjalin e parë
2' Goditja e Buriç, por pa problem për portierin e Teutës
1' Nis ndeshja në "Egantia Arena", Egnatia - Teuta, java e 9-të
Superiore: Java e 9-të
Stadiumi: “Arena Egnatia”
FORMACIONET
Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj, Ruçi, Fernando, Kryeziu, Albanese, Buriç, Selmani
Trajner: Edlir Tetova
Teuta: Selmani; Përgjoni, Jazxhi, Maçolli, Vidal, Boçi, Wotlai, Toli, Arifi, Fadairo, Gomes
Trajner: Enkelejd Dobi
Arbitër: Kreshnik Cjapi
