Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Fitore me “aromë” kreu në shtëpi, Vllaznia mposht pa probleme Bylisin dhe parakalon Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me “aromë” kreu në shtëpi, Vllaznia
Vllaznia

Vllaznia 3 – 0 Bylis (Kamara *ag* 53', Stojanovic 59', Kahrimanovic 87')

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24-të të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve.

Si fillim ishte autogoli i Kamara që kaloi shkodranët në avantazh. Teksa më pas rrugën e rrjetës e gjetën edhe mbrojtësi Stojanovic së bashku me mesfushorin Kahrimanovic.

Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, duke parakaluar Partizanin. Në krahun tjetër, Bylis mbetet me 24 pikë në vendin e 7-të, 1 pikë larg Tiranës që mban vendin e 8-të.

Superiore: Java 24
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Bajrami, Yago, Sala, Deliu, Krymi, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric.
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Abazaj, Marku, Mahmuti, Përgjoni Ruçi, Malomo, Kamara, Peralta, Berko. Trajner: Nevil Dede. 

LIVE:
87' GOL VLLAZNIA! Shënon Kahrimanovic.

59' GOL VLLAZNIA! Shënon Stojanovic.

53' GOL VLLAZNIA! Kamara shënon autogol.

45+1' Përfundon 0-0 pjesa e parë.
20' GOL VLLAZNIA! Por Jorgji e anulon edhe këtë.

8' GOL BYLIS! Por Jorgji anulon gjithçka pas verifikimit në VAR.


1’ Nis sfida në Shkodër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga