
Bylis ka triumfuar në transfertë përballë Laçit në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi 0-3 në favor të miqve.
Dy gola u shënuan nga protagonist absolut i kësaj sfide, Berko. Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 25’ dhe të 61’. Ndërsa për golin e 3-të mendoi Peralta, në minutën e 77’.
Me këtë fitore, Bylis shkon në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të. Në krahun tjetër me 20 pikë të grumbulluara, skuadra e Laçit mbetet në vendin e 8-të të renditjes.
LAÇI 3–0 BYLIS
Superiore: Java e 21-të
Stadiumi: “Stadiumi Laçi”
Arbitër: Eldorian Hamiti
Formacionet zyrtare:
Laçi: Molla, Koffi, Silva, Lleshi, Cena, Manellari, Prodani, Opeh, Tresa, Bullari, Traore. Trajner: Françesko Moriero
Bylis: Hasanbelli, De Souza, Kamara, Ruçi, Malomo, Mahmuti, Berko, Marku, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Nevil Dede
LIVE:
76'- Peralta shënon golin e 3-të për Bylis.
60'- Berka shënon golin e dytë personal dhe i jep avantazhin e dyfishtë ballshiotëve.
47'- Laçi niset në kundërsulm me Traore, por ky i fundit bën faull në sulm dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
46'- Nis pjesa e dytë, Laçi në kërkim të golit të barazimit.
45+2'- Mbyllet pjesa e pare me Bylisin ne avantazh.
40'- Goditje e dobët nga Përgjoni në zonë. Molla kontrollon pa problem.
24'- Bylisi kalon në avantazh ndaj Laçit, Berko mposht Mollën. Ky gol konfirmohet nga VAR-i, pasi anësori e anuloi për pozicion jashtë loje.
6′ - Traore merr një top të gjatë dhe tenton të godasë, Hasanbelli tregohet i vëmendshëm dhe del përpara.
1'- Nis ndeshja në Laç me 1 minut heshtje.