Elbasani ka fituar përballë Bylisit sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.
Gjithçka nisi keq për Bylisin, me kapitenin Marin Abazaj që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të. Por në minutën e 4-të shtesë të pjesës së parë, ballshiotët gjetën surprizisht avantazhin me Malomo.
Megjithatë, pjesa e dytë foli e gjitha për Elbasanin, të cilët përmbysën me dy gola të Lleshit dhe një të Kasës.
Me këtë fitore, Elbasani shkon në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 5-të. Në krahun tjetër, me vetëm 13 pikë pas 16 ndeshjesh, Bylis mbetet në vendin e fundit në tabelën e renditjes.
Elbasani 3 – 1 Bylis (Kasa 54', Lleshi 64', 90+6' / Malomo 45+3')
Superiore: Java 16
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
Elbasani: Abalora, Hakaj, Lulaj, Lila, Musta, A. Kasa, Lajthia, Dros, Qose, Gjoni, Tsage. Trajner: Roberto Bordin
Bylis: Hasanbelli, Marku, Abazaj, Bruno, Camara, Ofori, Përgjoni, Malomo, Peralta, Treni, Ruçi. Trajner: Nevil Dede
LIVE:
90+6' GOL ELBASANI! Shënon Lleshi.
64' GOL ELBASANI! Shënon Lleshi.
54' GOL ELBASANI! Shënon Kasa.
45+3' GOL BYLIS! Shënon Malomo.
42' Elbasani pranë golit, Hasanbelli kryen super pritje.
32' Kapiteni Marin Abazaj ndëshkohet me karton të kuq, Bylis mbetet me 10 lojtarë.
6' Gjoni kërkon faull në hyrje të zonës. Bastari thotë "JO".
5' Lajthia tenton nga jashtë zone, Hasanbelli kontrollon pa probleme.
1’ Shkelmohet topi i parë në Elbasan.