
Bylis 0-1 Elbasani
(Lleshi 76')
Superiore: Java 7
Stadiumi: Adush Muça
Arbitër: Dorjan Maletaj
Elbasani merr një fitore të artë në transfertën e vështirë ndaj Bylisit duke e mposhtur me rezultatin minimal 0-1. Heroi i verdhebluve ishte sulmuesi Arsen Lleshi i cili shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë që i jep 3 pikë të arta skuadrës.
Me këtë fitore, Elbasani shkon në kuotën e 12 pikëve, aq sa Partizani në vendin e dytë dhe 1 më pak se Vllaznia kryesuese me të cilën do të përballet javën e ardhshme.
Bylisi nuk arrin të marrë një rezultat pozitiv në debutimin e Nevil Dedes si trajner duke mbetur në kuotën e 5 pikëve në vendin e parafundit. Sfida e rradhës për ballshiotët do të jetë ndaj Partizanit në kryeqytet.
Formacionet zyrtare:
Bylis (4-3-3): Beqaj; Papa, Gabriel, Bruno, Peralta; E. Kasaj, Përgjoni, Ruçi; Walisson, Gjata, Malomo. Trajner: N. Dede
Elbasani (3-5-2): Abalora; Lila, Telushi, Musta; Lajthia, Qose, Dros, Hila, Hakaj; Tsague, Gjoni. Trajner: R. Bordin
LIVE:
90+5' Perfundon ndeshja.
76' Gol Elbasani: Arsen Lleshi.
67' Traversa shpëton Elbasanin.
55' Amarildo Gjoni gabon i vetëm para porte.
46' Nis pjesa e dytë.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
25' Tjetër pretendim për penallti nga Elbasani. Tsague pengohet brenda zone, por arbitri vijon lojën.
8' Lajthia pranë golit, por portieri Beqaj shpëton Bylisin.
4' Pretendim për penallti nga Elbasani.
1' Nis ndeshja në Ballsh, ekipet duan fitoren.