
VLLAZNIA – DINAMO 1 - 0 (Dodaj 90+2')
Ndeshja: Vllaznia ia doli që në 30 sekondat e fundit të gjejë golin e fitores, teksa mposht kështu Dinamon. Një triumf i jashtëzakonshëm nga shkodranët që vjen në limitet e sfidës, duke marrë kështu 3 pikë të arta.
Kevin Dodaj shënoi golin vendimtar të takimit, me shkodranët që vazhdojnë të mbajnë vendin e dytë në “Final – Four”. Kuqeblutë kanë arritur në kuotën e 58 pikëve, 1 më shumë se Partizani dhe 2 më pak se Egnatia kryesuese. Ndërsa nga ana tjetër Dinamo bën një hap fals për vendin e 4-të.
Pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e 4-të, me 47 pikë, po aq sa Skënderbeu që u mposht nga Partizani dhe kanë 1 pikë më shumë se Tirana që u mposht nga Laçi.
Abissnet Superiore: Java e 34-të
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Enea Jorgji
Formacionet zyrtare:
VLLAZNIA: Qarri, Smajli Pusi, Juric, Sala, Balaj, Çoba, Boshnjaku, Mala, Hakaj, Alivoda. Trajner: Thomas Brdaric
DINAMO: Sali, Marku, Hoxha, Behiratche, Lorran, Qefalija, Smaçi, Goudiaby, Vila, Denisson, Zabërgja. Trajner: Dritan Mehmeti
Komenti minutë pa minute:
90+3'- Mbyllet ndeshja në Shkodër. Vllaznia dhe Dinamo ndajnë pikët.
90+2'- E pabesueshme cfarë ndodh ne Shkoder. Dodaj gjen golin 30 sekonda para fundit dhe i jep shkodraneve 3 pike te arta.
Goli i Dodajt
76'- Vllaznia pretendon për penallti, Gruda rrëzohet në zonë dhe për Jorgjin nuk ka penallti. Acarohen shkodranët dhe kërkojnë nga gjyqtari të rishikojë rastin, por arbitri është i prerë me vendimin e tij.
Rasti i Grudës
65'- Dinamo i shkon afër golit, por shtylla ndal "Blutë".
46'- Nis pjesa e dytë, skuadrat në kërkim të golit të avantazhit.
45+2'- Mbyllet pjesa e parë në 'Loro Boriçi', s'ka gola mes Vllaznisë dhe Dinamos.
45'- Dinamo ka një tjetër rast. Fillimisht hoaxh gjuan me kokë, por ndalet nga Sarri dhe më pas topi përfundon te Behiratche, i cili gjuan dhe ndalet nga Pusi.
Rasti i Hoxhes dhe Behiratches
41'- Tjetër rast për Dinamon, Zabërgja gabon sërish.
Rasti i dyte i Zabërgjas
40'- Dinamo niset në kundërsulm, Zabërgja nuk e shfrytëzon siç duhet mundësinë.
Rasti i Zabergjas
39'- Balaj provon nga goditja e dënimit, por topi shkon afër shtyllës.
Rasti i Balajt nga goditja e denimit
21'- Denison ka nje rast të pastër për t'i dhënë avantazhin 'Bluve', por nuk ka saktësinë e duhur para porte.
18'- Shkodranët pretendojnë për penallti. Balaj gjuan drejt portës, me topin që përplaset te Sali dhe përfundon te krahu i Hoxhës. Për Jorgjin nuk ësht gol.
Rasti i pretenduar për penallti
1'- Starton sfida në Shkodër.