Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Pano Qirko makthi i Tiranës, derbi dhuron spektakël, penallti, 1 gol të anulluar dhe 2 pikë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pano Qirko makthi i Tiranës, derbi dhuron spektakël, penallti,
Tirana - Partizani

Tirana dhe Partizani kanë barazuar në derbin e sotëm, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Një sfidë “fotokopje” me atë të fazës së parë, ku në derbi mungojnë përsëri golat. Edhe pse Partizani ishte më kërkues sidomos në pjesën e dytë, “të kuqtë” nuk ia dolën që të shënonin.

Vlen të përmendet që në minutën e 28-të u shënua një autogol nga Sembene, që solli festën e Tiranës. Por pas verifikimit në VAR ky autogol u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt gjatë aksionit të Tiranës.

Gjithashtu në minutën e 98-të të sfidës, Pano Qirko priti një penallti të goditur nga Fatmir Prengaj. Kështu portieri i “Demave” kthehet në hero, duke nxjerrë të paktën 1 pikë nga kjo sfidë.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në vendin e parë me 28 pikë, plus dy nga vendi i dytë që mbahet nga Egnatia. Në krahun tjetër, Tirana mbetet e 7-ta me 16 pikë të grumbulluara.

Tirana 0 – 0 Partizani 

Superiore: Java 15
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA:
 Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Jarmouni. Trajner: Gugash Magani
PARTIZANI: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba. Trajner: Aleksandar Veselinoviç

LIVE:
90+8' Prenga humbet penalltinë, Qirko pret goditjen e sulmuesit bardheblu.

90+3' Sherr në derbi, te Tirana kërkojnë penallti.

78' Selmani përsëri protagonist, Partizani shpërdoron.

53' Partizani nuk ndal goditjet, Selmani kundërpërgjigjet në mënyrën e duhur.

49' Goditje vrastare e Carës, por Selmani në gatishmëri.

45+3' Mbyllet pjesa e parë, Tirana dhe Partizani në barazim pa gola.
45+1' Mba i afrohet golit, por gabon në momentin e fundit.

42' Tirana pranë golit me Kolën.

32' ANULOHET GOLI! Pozicion i parregullt sipas VAR.

28' GOL TIRANA! Sembene shënon autogol.

19' Mundësi për Partizanin, Rrapaj rrezikon portën bardheblu.

1’ Në “luftë” për ngjyrat e kryeqytetit, nis mes spektaklit derbi mes Tiranës dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga