Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dy gola, dy kartona të kuq dhe shumë polemika, barazimi me Egnatian lë Partizanin pa trajner në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dy gola, dy kartona të kuq dhe shumë polemika, barazimi me
Partizani - Egnatia

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në supersfidën e javës së 16-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin të kuqtë me anë të Cristian Mba, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të. Kështu, Partizani mbylli pjesën e parë në avantazh minimal.

Me nisjen e pjesës së dytë, Egnatia u tregua më kërkuese. Megjithatë polemikat filluan në minutën e 85-të, kur Partizani pretendoi për penallti. Aty trajneri Veselinovic nuk mbajti dot nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që pjesën e mbetur të ndeshjes ta ndiqte nga tribuna.

Kur u mendua se gjithçka mbaroi, Bakoyoko shënoi një supergol duke rikthyer baraspeshën, ai hoqi fanelën dhe shkoi duke festuar tek tifozët e Partizanit. Pikërisht për këto dy veprime, ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe la të tijët me 10 lojtarë.

Me këtë barazim, Partizani mbetet në krye me 29 pikë. Në krahun tjetër, me 27 të tilla, Egnatia mban vendin e 3-të.

Partizani 1 – 1 Egnatia (Mba 33' / Bakoyoko 90')

Superiore: Java 16
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Klodian Shahini

FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani:
 Qirko, Hadroj, Preka, Sembene, Domgjoni, Ismaili, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Mba, Cara. Trajner: Aleksandar Veselinovic.
Egnatia: Dobjani, Dylisse, Veseli, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Ndreca, Lushkja, Bakayoko, Ukja. Trajner: Edlir Tetova.

LIVE:
90' GOL EGNATIA! Shënon Bakoyoko. Por ndëshkohet me dy kartonë të verdhë për heqje fanele dhe provokim të tifozëve të kuq.

84' Pretendime për penallti te Partizani, trajneri Veselinovic ndëshkohet me karton të kuq.

62' Ujka godet mjaft bukur, por Qirko pret.

33' GOL PARTIZANI! Shënon Mba.

25' Rrapaj i vetëm me portierin e Egnatias, Dobjani i pakalueshëm. Megjithatë, arbitri sinjalizon pozicion të parregullt.

6' Cara i afrohet golit, Dobjani reagon mjaft mirë.


1’ Në luftë për kreun e Superiores, nis supersfida mes Partizanit dhe Egnatias.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga