Laçi dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Një ndeshje me raste, por pa arritur të konkretizohet. Rastin më të mirë për Dinamon e kishte Lorenco Vila në minutën e 18-të kur goditi shtyllën. Ndërsa në të 70-tën, kapiteni i Laçit Melo shpërdoroi një penallti.
Me këtë barazim, Laçi shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e 8-të. Në krahun tjetër, Dinamo e Ilir Dajës me 28 pikë mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes.
Laçi 0 – 0 Dinamo
Superiore: Java e 17-të
Stadiumi: “Laçi”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
Laçi: Dajsinani, Kurti, Tresa, Opeh, Nicolas, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Papa, Da Lima. Trajner: Francesco Moriero.
Dinamo: Sali, Zabërgja, Goudiaby, Vila, Karamba, Nanai, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
70' Melo humbet penalltinë, Sali kthehet në hero.
18' Vila humbet rastin e artë.
1' Starton gjithçka në Laç, ekipet kërkojnë fitoren.