
Skënderbeu 0-1 Teuta
Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës e vlefshme për javën e 31 të “Abissnet Superiore”, është mbyllur me fitoren e durrsakëve. Sfida e zhvilluar në Korçë, përfundoi me fitoren 0-1 të “Djemve të Detit".
Një sfidë mjaft interesante ku raste kishte nga të dyja rastet. Teksa golin e vetëm të sfidës e shënoi Elmando Gjini në minutën e 75’. Vlen të theksohet se në pjesën e parë, Teuta shpërdoroi një 11-metërsh me anë të Arsid Krujës.
Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 37 pikëve dhe mbetet në vendin e tetë, ndërsa Skënderbeu me 41 pikë mban vendin e gjashtë.
Kategoria Superiore: Java e 31-të
Stadiumi: Skënderbeu
Arbitër: Eldorjan Hamiti
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Liço, Nikaj, Gërço, Dwumfour, Janaqi, Juri, Shaqe, Cabrel. Trajner: Ivan Gvozdenoviç
TEUTA: Vata, Jazxhi, Beqja, Daci, Kruja, Kotobelli, Lloci, Gjinollari, Daja, Arifi, Gjini. Trajner: Edi Martini
Rastet e ndeshjes:
87' Liço pranë golit, Vata kryen super pritje.
75' GOL! Gjini kalon në avantazh Teutën.
50' Teuta pranë golit.
31' Arsid Kruja humbet penalltinë, Teuta nuk kalon dot në avantazh.
1' Starton sfida në Korçë.