
Laçi 0 – 0 Partizani
Partizani dhe Laçi kanë mbyllur duelin mes tyre. Ndeshja e vlefshme për javën e 23-të të Superiores dhe e zhvilluar në Kurbin, ka përfunduar në barazim pa gola.
Një ndeshje që nisi mjaft mirë për Laçin, me vendasit që dominuan 45 minutat e para. Ishin të shumta aksionet e rrezikshme nga kurbinasit, të cilët vunë në vështirësi shumë herë Pano Qirkon.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të sfidës, volumi i ndeshjes ra ndjeshëm. Kështu, ekipet morën nga 1 pikë.
Me këtë barazim, Partizani shkon në kuotën e 39 pikëve dhe mbetet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër, kurbinasit me 24 pikë shkojnë në vendin e 6-të, duke lënë pas Bylisin.
Superiore: Java 23
Stadiumi: "Laçi"
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Molla, Kurti, Tresa, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Da Lima. Trajner: Francesco Moriero.
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Domgjoni, Bytyçi, Ismaili, Taipi, Shanaj, Padstrelau, Bintsouka, Keko. Trajner: Aleksandar Veselinoviç.
LIVE:
89' Nxehen gjakrat në ndeshje, Bullari dhe Bytyçi nisin gjithçka.
55' Bintsouka tenton, por goditja e tij kontrollohet lehtë nga Molla.
45+2' Mbyllet pa gola pjesa e parë.
30' Rrezik në zonën e kuqe, Domgjoni shpëton Partizanin.
23' Laçi tenton me Prodanin, por topi shkon larg portës.
6' Rast ideal për Laçin, Melo nuk mposht dot Qirkon.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida mes Laçit dhe Partizanit.