Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Gol i anuluar dhe spektakël në minutat e fundit, Teuta “ngec” në Ballsh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol i anuluar dhe spektakël në minutat e fundit, Teuta
Bylis - Teuta

Bylis dhe Teuta kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Golin për miqtë e shënoi Boçi në minutën e 75-të të këtij dueli. Në krahun tjetër, për barazimin mendoi Mustafa, vetëm 6 minuta më vonë, duke rikthyer barashpeshën.

Kështu, Bylis shkon në kuotën e 14 pikëve por mbetet në vendin e 8-të. Në krahun tjetër me 23 pikë, Teuta është përsëri në vendin e katërt.

Bylis 1 – 1 Teuta

Superiore: Java 15
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Vashu; Bruno, Kane, Përndreca, Adeduro, Mustafa, Malomo, Ofori, Koxhi, Marku, Përgjoni. Trajner: Mirel Josa.
TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Beshiraj, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Fadairo, Toli, Vila. Trajner: Enkeleid Dobi.

LIVE:

81’- Tjetër gabim në ndeshje, këtë herë nga lojtarët e Teutës dhe Mustafa rikthen baraspeshën.

75’- Bruno gabon në mbrojtje dhe përfiton Boçi, Teuta kalon në avantazh.

60' Enea Jorgji anulon golin e Bylisit pas rishikimit në VAR.

55' GOL BYLIS, rasti po rishikohet në VAR.

45+1' Mbyllet pjesa e parë në "Adush Muca", Bylis - Teuta nuk prodhon asnjë gol. 
30'- Ndeshje pa shume raste ne Ballsh. 
1’ Shkelmohet topi i parë, nis sfida në Ballsh.

Poll

Lexo gjithashtu