
Zrinjski 0-1 Vllaznia
(Balaj 2')
Vllaznia fiton miqësoren e dytë në Bosnje përballë Zrinjski Mostar në stadiumin e këtyrë të fundit.
Një ndeshje e nisur në mënyrën më të mirë për shkodranët që shënuan menjëherë në minutën e 2’ me Bekim Balajn. Ky ishte goli i vetëm i sfidës, por pak minuta më vonë kuqeblutë kishin mundësinë e artë të dyfishonin rezultatin falë një depërtimi fantastik të Malës i cili pason për Qaton të vetëm me portën bosh dhe ky i fundit bën më të vështirën duke e nxjerrë jashtë.
Djemtë e Brdaric u treguan mjaft solid në fazën defansive duke izoluar gati çdo rrezikshmëri të kundërshtarëve. Me kalimin e minutave, Brdaric ndërroi të gjithë lojtarët duke provuar sa më shumë elementë.
Vllaznia do të zhvillojë një tjetër miqësore, e fundit përpara se të rikthehet në Shkodër më 4 korrik.
Formacionet:
Zrinjski (4-1-4-1) – Maric; Corluka, Barisic, Sunjic, Ticinovic; Savic; Malekinusic, Ivancic, Posevac, Cuze; Mulahusejnovic. Trajner: M. Ivankovic
Vllaznia (4-3-3) – Qarri; Gurishta, Stojanovic, Juric, Bajrami; Qato, Krymi, Deliu; Mala, Balaj, Kahrimanovic. Trajner: T. Brdaric
2' Goli i Balajt:
18' Qato humbet rast me porten bosh:
59' Rasti i Balajt: