Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Klasike plot klas, Vllaznia dhe Tirana ndahen në një barazim drithërues në ‘Loro Boriçi’

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Klasike plot klas, Vllaznia dhe Tirana ndahen në një barazim
 

Vllaznia 2-2 Tirana
(Balaj 55'P, 78' / Walid 22', Ismajli 75')

Superiore: Java 2
Stadiumi: Loro Boriçi
Arbitër: Kreshnik Cjapi

Formacionet zyrtare:

Vllaznia (4-3-3) - Qarri; Gurishta, Stojanovic, Juric, Yago; Deliu, Alivoda, Qato; Mala, Balaj, Dodaj. Trajner: T. Brdaric
Tirana (4-2-3-1) - Selmani; Gjumsi, Kola, Mici, Ismajli; Soler, Meta; Abah, Jonuzi, Prengaj; Walid. Trajner: B. Shkëmbi

LIVE:

90+7' Përfundon ndeshja.

90+1' Walid pranë golit, topi shkon mbi traversë.
88' Balaj provon roveshatën, por e lehtë për Selmanin.


78' GOL VLLAZNIA! 'PERLË' e Bekim Balaj nga goditja e dënimit, rikthehet përsëri baraspesha në Klasike.


75' GOL TIRANA! Krosim nga këndorja dhe Ismajli gjendet i lirë në shtyllën e dytë duke dërguar topin në rrjetë.
70' Dodaj godet fort nga distanca, por Selmani devijon duke shpëtuar portën e Tiranës.


55' GOL VLLAZNIA! Prekje e topit me dorë dhe penallti për Vllazninë, Balaj rikthen baraspeshën
46' Nis pjesa e dytë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë.


41' Balaj pason për Dodaj brenda hapsirës së djathtë të zonës, sulmuesi driblon dhe godet, por jo në kuadrat.


36' 60 sekonda të zjarrta, Vllaznia pretendon për penallti dhe Tirana godet shtyllën.
33' Prengaj driblon bukur Gurishtën dhe harkon në shtyllën e dytë, por Soler e Walid nuk arrijnë të devijojnë sferën.
28' Mala provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi traversë.


22' GOL TIRANA! Krosim perfekt i Abah dhe Walid fluturon mbi të gjithë duke dërguar topin në rrjetë.


15' Prengaj provon mrekullinë nga distaca, por traversa e ndan nga goli.


5' Krosim nga këndorja i Gjumsit dhe Kola hidhet mbi të gjithë, por devijimi me kokë e dërgon topin ngjitur me shtyllën.
1' Fillon Klasikja e Shqipërisë, skuadrat duan fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga