
TIRANA – KUKËSI 0 – 0
Ndeshja:
Tirana ka triumfuar mes spektaklit me Kukësin. Kristal Abazaj do të shënonte golin vendimtarë të sfidës në minutën e 86-të.
Gol që bëri të shpërthejë festa në “Air Albania”, teksa kryeqytetasti nuk i mbajtën dot lotët. Erbim Fagui dhe Goldi Halili shpërthyen në lot pas këtij goli, i cili dukshëm solli çlirim te bardheblutë.
Verilindorët luftuan deri në fund, teksa goditën dy herë traversën. Gjithashtu në disa raste ishin protagonistë edhe portierët, të cilët me pritjet e tyre bënë që kjo sfidë të përfunonte 1-0.
Pas këtij triumfi Tirana ngjitet në kuotën e 43-pikëve, pikë të njëjta me Dinamon e vendit të 4-të. Ndërkohë Kukësi mbetet në kuotën e 26 pikëve.
Abissnet Superiore: Java e 31-të
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Olsid Ferataj
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Abdullahu, Mici, Lulaj, Hoxhallari, Jonuzi, Haxhiu, Deliu, Përgjoni, Jaku, Patrik, Abazaj. Trajner: Erbim Fagu
KUKËSI: Tafas, Duka, Zhongo, Lamçe, Reçi, Mingo, Lleshi, Salami, Hasaj, Beshiraj, Solodovnikov. Trajner: Bledar Devolli.
Komenti minutë pas minute:
90+7'- Mbyllet sfida në Air Albania. Tirana triumfon 1-0 me Kukësin.
87'- Abazaj ndëshkon ish-skuadrën e tij, Tirana në avantazh. Erbim Fagu shpërthen në lot.
85'- Tjetër traverse ndal Kukësin, Solodovnikov nuk gjen përmasat e portës.
84'- Rast flagrant i Kukësit, Adetolen e ndal traversa.
82'- Raste të njëpasnjëshme nga ekipet, por mungon goli në "Air Albania".
73'- Tjetër rast për Tiranën, fillimisht Reci dhe më pas Tafas shp♪7tojnë Kukësin.
69'- Ferataj shkon të rishohë rastin te VAR-i. Pas rishikimit nuk ka penallti për Kukësin.
68'- Deliu ndërhyn ndaj Salamit në zonë, por fillimisht loja vazhdon.
63'- Lamce dëmtohet dhe lë fushën e lojës, Selita merr vendin e tij.
49'- E pabesueshme çfarë ndodh në "Air Albania", Kristal Abazaj humbet rastin e pastër.
45+3'- Mbyllet pjesa e parë në "Air Albania', në 45-minutat e para nuk ka gol mes Tiranës dhe Kukësit.
45+2'- Te Kukës pretentojnë për prekje të topit me dore, por Ferataj nuk ka të njëjtin mendim.
35'- Skuadrat tentojnë, por lojtarët nuk kanë saktësinë e duhur për të gjetur golin.
21'- Kukësi provon sërish, Zhongo godet me kokë, por topi shkon mbi portën e Abdullahut.
16'- Mundësi e artë pët vendasit. Mici kroson nga këndi, me topin që devijohet nga Abazaj dhe më pas shkon te Patrick, i cili godet me kokë, por ndalet nga Tafas.
11'- Tirana përgjigjet me Jonuzin, por kuksianët janë të vëmendshëm.
9'- E djathtë e rrezikshme nga Beshiraj, Abdullahu largon në këndore.
1’- Shkelmohert topi i parë në “Air Albania’, starton sfida Tirana – Kukësi.