Teuta 1 – 1 Laçi
Është mbyllur sfida në Durrës. Teuta ka mundur të marrë 1 pikë si vendas pas golit të mbrojtësit Jazxhi në barazimin 1-1 me kurbinasit.
Laçi dominoi pjesën e parë dhe e mbylli në avantazh pas golit të Mjakit, që mesa duket golin e ka kthyer në ‘ushqimin’ e preferuar. Martini udhëzoi të tijët dhe mundi të kthejë përmbys situatën në pjesën e dytë.
Durrsakët mund të kishin kaluar edhe në epërsi, po falë mbrojtësit shënues i cili me kokë ishte në top formë sot. Skuadra e Morieros pati dhe ajo rastet për dyfishim në pjesën e dytë, por Tafas u kthye në ‘hero’ vendimtar për Edi Martinin.
Superiore: Java 16
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Erjon Bylykbashi
FORMACIONET ZYRTARE:
Teuta: Tafas, Jazxhi, A. Marku, Kotobelli, Kruja, Beqja, Lloci, Mingo, Torraj, Nasr, Toma. Trajner: Edi Martini.
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Christian, Prodani, Lleshi, Manellari, Papa, Tresa, Melo, Kouame. Trajner: Françesko Moriero.
LIVE:
90+6'- Teuta dhe Laçi mbyllen në një 1-1. Dy ekipet marrin nga 1 pikë në takim shumë të luftuar.
74'- Jazxhi korrigjon shënjestrën kësaj radhe. Martini feston golin e barazimit.
58'- Nasr i frikshëm. Egjiptiani sërish pranë golit.
45'- Nis sfida përsëri në Durrës, Laçi kërkon 3 pikët e parakalimit ndaj Teutës.
45+3'- Mbyllet pjesa e parë. Laçi drejt suksesit në fushën durrsake.
45'- 3 minuta shtesë akordohen.
44'- Toma me kokë rrezikon portën e kurbinasve.
29'- Mjaki godet me të djathtën, Laçi në avantazh.
23'- Kapiteni Kotobelli nuk shënjestron mirë një goditje potente.
19'- Koffi tek e tek me Tafas, por sulmuesi i Laçit del huq.
17'- Torraj ndërhyn keq dhe ndëshkohet me karton.
14'- Melo godet me të djathtën, por nuk gjen dot portën.
12'- Mbrojtësit e Teutës gabojnë, por Koffi nuk di të përdorë rastin e të 'dënojë' vendasit.
3'- Jazxhi i Teutës i afrohet golin nga një goditje pranë portës.
1’ Në luftë për 3 pikët, nis sfida mes Teutës dhe Laçit.