Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Një karton i kuq për “syrin e keq”, Egnatia mposht pastër Dinamon e Ilir Dajës dhe “blindon” kreun e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një karton i kuq për “syrin e keq”, Egnatia mposht
Egnatia

Egnatia 2 – 0 Dinamo (Lushkja 18', Ujka 39')

Egnatia ka fituar në shtëpi përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, ka përfunduar 2-0 në favor të vendasve.

Regi Lushkja dhe Serxhio Ujka ishin ata që shënuan golat për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova. Një fitore mjaft e merituar për rrogozhinasit, të cilët nuk vunë në dyshim 3 pikët. Ndërkohë që një karton i kuq për Lushkjën erdhi në minutën e 90-të, por që nuk ndikoi në rezultat.

Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën 52 pikëve duke “blinduar” kreun e Superiores. Në krahun tjetër, me 47 pikë, Dinamo mban vendin e 3-të në kampionat.

Superiore: Java 28
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Fernando, Ujka, Lushkja, Kasa, Yahaya, Bakayoko. Trajner: Edlir Tetova.
DINAMO: Teqja, Hoxha, Loran, Aliji, Meksi, Toli, Qefalija, Nani, Zabërgja, Itodo, Bregu. Trajner: Ilir Daja.

LIVE:
90' Egnatia mbetet me 10 lojtarë, Lushkja merr kartonin e dytë të verdhë.

39' GOL EGNATIA! Shënon Ujka.

18' GOL EGNATIA! Shënon Lushkja.


1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis supersfida mes Egnatias dhe Dinamos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga