Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Raste të shumta deri në fund të takimit, nuk ka fitues mes Bylisit dhe Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Raste të shumta deri në fund të takimit, nuk ka fitues mes
Bylis-Elbasani

Bylis 1 – 1 Elbasani (Berko 63' / Tsague 11')

Nuk ka fitues në përballjen mes Bylisit dhe Elbasanit duke u ndalur në barazim me rezultatin 1-1 në javën e 25-të të Superiores. Të dyja ekipet kërkuan më shumë se një gol, por në fund u shpërblyen me nga një pikë.

Mallakastriotët renditen tashmë në vendin e shtatë me një pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa Elbasani në vendin e 5-të me 30 pikë.

Superiore: Java 25
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër: Andi Koçi

FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS:
Batista, Bruno, Mahmuti, Kamara, Ruçi, Malomo, Berko, Marku, Peralta, Përgjoni, Abazaj. Trajner: Gentian Mezani.

ELBASANI: Abalora, Olberkis, Lulak, Loukili, Tsague, Ibrahim, Kasa, Ze Gomesh, Musta, Qose, Lila. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

90’ Akordohen 5 minuta shtesë

85’ Kundërsulm i rrëzikshëm nga ana tjetër, Malomo provon portën, por jashtë kuadratit

85’ Shpëton mrekullisht Bylisi, Tsague godet shtyllën shumë pranë portës

77’ Super pritje e Batistas, portieri i Bylisit ndal Tsague

63’ GOL Bylisi! Realizon Berko

54’ Da Silva i rrezikshëm në goditje dënimi, e ndal Abalora

46’ Nis pjesa e dytë e takimit.

45’ Përfundon pjesa e parë në avantazh të Elbasanit 

29’ Marokeni i verdhebluve provon me një goditje, por pak mbi traun e portës

16’ Loukili harkon në zonë, por gardiani Batista e zotëron mirë topin. 

11' GOL ELBASANI! Shënon Tsague.

1’ Shkelmohet topi i parë në Ballsh.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga